Milani kërkon 30 milionë euro për Piatekun

27 janar 2020 | 12:19

Krzysztof Piatek është në shitje këtë afat kalimtar, por vetëm për çmimin e kërkuar nga Milani.

Sulmuesi polak nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme këtë sezon te “Rossonerët” dhe hapësirat janë minimizuar edhe më shumë me ardhjen e Zlatan Ibrahimoviqit.

Piatek po kërkohet shumë nga klubet evropiane, sidomos anglez. Tottenham Hotspur, Crystal Palace, Newcastle në Ligën Premierë dhe Barcelona në La Liga janë klubet që kanë shprehur më shumë interesim. Megjithatë, sipas mediumit italian “Calciomercato”, Milani kërkon 30 milionë euro për yllin polak.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë të përbashkët për…