Milani shkatërron Lazion

04 korrik 2020 | 23:51

Milani i jep një laksion të mirë Lazios, duke i dhënë një goditje të fortë në rivalitetin për titullin kampion. Skuadra e Piolit fitoi 3-0 ndaj bardhekaltërve në duelin e luajtur në “Olimpico”.

Calhanoglu zhbllokoi duelin që në minutën e 23-të menjë goditje nga distanca që pati edhe një devijim. 10 minuta më pas, Milani fitoi penallti që do të kthehej në gol nga Ibrahimovic. Strakosha arriti ta ndalte, pro fati nuk ishte në krahun e tij, pasi topi sërish shkoi në rrjetë.

Të dy autorët e golave do të largoheshin nga fusha, teksa vendin e suedezit e zuri Rebic. Bomberi kroat konfirmoi formën e mirë duke shënuar edhe golin e tretë.

Pas kësaj humbje, Lazio mbetet në vendin e dytë me 68 pikë, 7 më pak se Juventusi kryesues. Milani ndërkohë mban vendin e 6-të në tabelën e renditjes, që të dërgon në Europa League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka kryer krime thotë gjenerali…