Milionat e sheikëve joshin Modriqin dhe Kroosin

08 mars 2023 | 13:58

Dy ikonat e Real Madrid, Toni Kroos dhe Luka Modriq janë në përfundim të kontratës, ndërsa e ardhmja e tyre është e gjitha për tu përcaktuar.

Sipas medieve spanjolle, përfaqësuesit e dy lojtarëve do të takohen me drejtuesit e klubit për të diskutuar mundësinë për rinovimin e kontratës e cila i përfundon në fund të këtij sezoni.

Në lidhje me Luka Modriq, zërat flasin se kroati pritet të largohet në fund të këtij sezoni, pasi oferta e ardhur nga Al Nassr po e josh gjithnjë e më shumë. Diskutimi është pak më ndryshe për mesfushorin gjerman i cili fillimisht dëshiron të dëgjojë ofertën e Real Madrid për të vendosur më pas për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora shfaqi figurën e saj të lakmueshme të trupit…