Milwakee mbetet lider në Lindje, Lakersat fitojnë e synojnë ‘play off’-in

08 mars 2023 | 12:41

Ekipi i Milwaukee nuk lëshon kreun e renditjes në Lindje, duke mposhtur me rezultat 134-123 Orlandon jashtë fushe. Lopez me 26 pikë, Middleton e Carter me nga 24 pikë secili, zëvendësuan mirë Antetokounmpo, që nuk luajti për Bucks.

Fiton edhe Dallasi, që falë 33 pikëve të Irving e 29 të Donqiq, mposhti me rezultat 120-116 Utah Jazz, në një ndeshje të dueluar deri në fund. Fitore të rëndësishme që e fut në zonën “play-out” arriti Lakersat, që mundi me rezultat 112-103 Memphisin.

Mbrëmje magjike e Anthony Davis, autor i 30 pikë e 22 rebound, lider në parket për Lakersat. Fitorja e tretë radhazi për Philadelphian, që falë 39 pikëve të Embiid dhe 27 të Maxey, mposhti me rezultat 117-94 Minnesotan dhe ngjitet në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.

Rezultatet

Detroit – Washington               117-119
Orlando – Milwaukee               123-134
Minnesota – Philadelphia        94-117
New York – Charlotte               105-112

Houston – Brooklyn                  96-118
Oklahoma – Golden State        137-128
Dallas – Utah Jazz                     120-116
Lakers – Memphis                    112-103

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kualifikueset për “Euro 2024” po afrohen dhe te Shqipëria do…