Milwaukee ekipi me rekordin më të mirë të sezonit, Clippersat fitojnë derbin ndaj Lakersave  

06 prill 2023 | 13:20

Skuadra e Milwaukee siguron matematikisht kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes në sezonin e rregullt. Jo vetëm kaq, por Bucks janë ekipi më rekordin më të mirë në NBA këtë sezon dhe do të kenë faktorin fushë në favor në fazën “play- off”.

Ata mundën me rezultat 105-92 Chicagon (Portis e Lopez 53 pikë së bashku). Pas katër fitoresh ndalet ekipi i Lakersave, që u mund me shifrat 125-118 nga Clippersat në derbin e Los Anxhelos. LeBron James realizoi 33 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippersat u dalluan Powell me 27 pikë e Leonard me 25.

Fiton edhe New York, që falë 39 pikëve të Quickley, 36 të Grimes dhe 32 të Toppin, mundi me shifrat 138-129 Indianan. Fitore shprese arrin Dallasi, që mundi me shifrat 123-119 Sacramenton, duke qenë ende në garë për fazën “play in”. Për teksanët u dalluan Irving me 31 pikë e Donqiq me 29.

Nuk zhgënjen Bostoni, që mundi me shifrat 97-93 Toronton (Brogdon 29 pikë), ndërsa New Orleans mundi me shifrat 131-28 Memphisin pas kohës shtesë (Jones 35 pikë).

Rezultatet

Detroit – Brooklyn                  108-123
Indiana – New York                129-138
Atlanta – Washington            134-116
Boston – Toronto                    97-93

Milwaukee – Chicago                 105-92
New Orleans – Memphis           128-131
Dallas – Sacramento                  123-119
Clippers – Lakers                        125-118

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është liruar nga masa e paraburgimit, i akuzuari për vrasjen…