Miniafat kalimtar i jashtëzakonshëm për t’u regjistruar në Ligën e Parë

08 shtator 2021 | 18:00

Bordi i Federatës i Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që të hapë një miniafat kalimtar (të jashtëzakonshëm) për lojtarët vendorë që kanë mbetur pa angazhim për në Ligën e Parë të meshkujve.

Ky afat vlen vetëm për lojtarët të cilët janë pa angazhim dhe vlen për t’u transferuar në Ligën e Parë të meshkujve dhe në asnjë ligë tjetër. Ky miniafat do të zgjasë prej 8 deri më 10 shtator 2021.

Të gjitha klubet e interesuara mund t’i regjistrojnë lojtarët deri të premten (10 shtator). Në Ligën e Parë në basketboll në këtë edicion do të garojnë dhjetë skuadra: Borea, Feronikeli, AS Prishtina, Prishtina e Re, Vushtrria, Dardanët, Istogu, Marigona Hill Prishtina, Vëllaznimi dhe NEW Basket.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
09.09.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…