Ministri Bytyqi dënon rastin e abuzimit të nxënëses 16-vjeçare nga mësimdhënësi i saj

06 shkurt 2019 | 16:59

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka dënuar rastin e abuzimit të nxënëses 16-vjeçare nga mësimdhënësi i saj në komunën e Drenasit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara, ku për të miturit garantohet siguri e mirëqenie me konventa dhe ligje.

“Prandaj, shpreh shqetësim dhe indinjatë në lidhje me këtë histori të dhembshme të një nxënësje të mitur, aq më tepër kur abuzimi me të ndodhë pikërisht nga ata që janë të thirrur të kujdesen për sigurinë e saj dhe të gjithë fëmijëve të Kosovës. Gjithashtu, në emër të MAShT i jap përkrahje Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas për vendimin e marrë për suspendimin e mësimdhënësit dhe iu bëjë thirrje organeve të drejtësisë që të merren seriozisht me këtë rast”, ka shkruar Bytyqi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, pas…