Ministri Gashi: MKRS-ja ka rritur përkrahjen për rininë

19 korrik 11:36

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në një ceremoni për nënshkrimin e kontratave me të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e MKRS-së, për edukim joformal, ka pritur të enjten në kabinetin e tij përfaqësues të 22 organizatave rinore.

Pas nënshkrimit të këtyre kontratave, ministri Gashi ka thënë se përmes kësaj mbështetjeje, MKRS-ja po vazhdon përpjekjet për nxitjen e edukimit joformal.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit progresivisht ka rritur përkrahjen për rininë, e në veçanti në këto vitet e fundit. Qëllimi kryesor i gjithë këtyre temave të përkrahura është ideja e përafrimit të rinjve kosovarë me parimet dhe praktikat më të mira evropiane dhe Promovimi i vlerave demokratike dhe qytetarisë aktive tek të rinjtë përmes edukimit dhe krijimit i kulturës së të mësuarit gjatë gjithë jetës duke ju ofruar të rinjve aftësitë dhe njohuritë që ata kanë nevojë për të përparuar në një shoqëri të globalizuar”, ka thënë ministri Gashi.

Ai po ashtu ka theksuar se MKRS-ja do të ketë një rol kyç në përkrahjen e nismave të shoqërisë civile për të përmbushur katër qëllime bazike: Qëllimin ekonomik, sipas të cilit do të aftësojë të rinjtë që të jenë ekonomikisht të përgjegjshëm dhe të pavarur; Qëllimin kulturor, sipas të cilit do të aftësojë të rinjtë që të kuptojnë kulturën e tyre dhe të respektojnë diversitetin; Qëllimin social, sipas të cilit do të aftësojë të rinjtë që të jenë qytetarë aktivë; dhe Qëllimin personal, sipas të cilit do të aftësojë të rinjtë që të njohin botën e tyre të brendshme dhe mjedisin që i rrethon.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i spitaleve italiane, i përfaqësuar nga spitali pediatrik “Meyer”…