Ministri i Kurtit: Ka pasur veprime të ngutshme në veri, duhet t’i ngrijmë pozicionet

29 maj 2023 | 17:09

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se situata në veri është delikate.

Ai ka thënë se në atë pjesë të Kosovës ka pasur “disa veprime të ngutshme”.

“Sa i përket ndodhive të ditëve të fundit, unë mendoj që ka ardhur deri te disa veprime të ngutshme. E kemi një krizë regjionale, për gjëra kaq delikate duhet vëmendje e posaçme. Kur flas për këtë flas për kryetarët e sapozgjedhur. Po e përsëris atë që ka thënë kryeministri, unë pres që ata të jenë në shërbim të qytetarëve. Kur e them këtë dua të them që 95 për qind të qytetarëve kanë thënë që kjo nuk është ide e mirë”, ka thënë Rashiqi në një konferencë për medie.

Rashiq ka thënë se Kurti ua mendon më të mirën qytetarëve serbë në veri.

Duke bërë thirrje për “tolerancë dhe përmbajtje”, Rashiqi ka thënë se “tani duhet t’i ngrijmë pozicionet”.

“Të mendohet ‘outside of the box’ dhe ta gjejmë një zgjidhje ku asnjë të mos humbë, pasi askush nuk do të dalë fitues. Unë jam në dispozicion për të gjithë, qeverinë, qytetarët që brenda kapacitetit tim dhe të Ministrisë të gjejmë një zgjidhje ta kalojmë këtë problem që nuk është dashur të ndodhë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati,…