‘Ministri i Shëndetësisë shëtit nëpër botë, pacientët duhet t’i blejnë vetë të gjitha ilaçet’

08 shtator 2022 | 11:07

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se për të kuptuar gjendjen në shëndetësinë e vendit tonë mjafton të kesh të sëmurë në QKUK. “Sikurse unë këto ditë”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se përkundër angazhimit dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, pacientët duhet t’i blejnë vetë thuajse të gjitha ilaçet, madje edhe fasha të rëndomta.

“Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë shëtit nëpër botë, prej konference në konferencë, pa ndërmarrë asnjë hap serioz për ta përmirësuar këtë sektor. Një ministër koti, që nuk e ka idenë e menaxhimit. Një ministër që bën mirë të kthehet andej nga ka ardhur. Sa më shpejt, aq më mirë”, ka shkruar Mushkolaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i ri në basketbollin e Kosovës është në prag.…