Ministri Ismaili: Rritja e pagave për mjekët parashihet me ligj

25 shtator 2018 | 11:36

Projektligji për pagat i cili ditë më parë ka kaluar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvendin e Kosovës për votim, do të të siguroj rritjen e pagave për mjekët si asnjëherë më parë.

Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në tryezën për Projektligjin për paga.

“Projektligji për paga parasheh rritjen e pagave për mjekët si asnjëherë më parë. Ky projektligj është një hap i duhur në drejtim të duhur, dhe në momentin që do të kaloj në Kuvend do të jetë një hap i rëndësishëm për profesionistët shëndetësor”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tutje, ai ka ftuar të gjithë deputetët dhe akterët tjerë të rëndësishëm që të punojnë së bashku në përmirësimin e këtij projektligji, në mënyrë që ai të kaloj pa u vonuar.

“Ky projektligj duhet të kaloj pa u vonuar sepse nëse e humbim këtë rast do të ketë vetëm regres”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk…