Ministri i Punës thotë se do të hetohet rasti i vdekjes së punëtorit të KEK-ut

03 shkurt 2018 | 16:37

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka reaguar pas vdekjes së punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në vendin e tij të punës.

“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vendin e tij të punës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit”, ka thënë Reçica.

Ai shtoi se organet kompetente do ta kryejnë punën e tyre për të sqaruar rrethanat e vdekjes së punëtorit të KEK-ut.

“Ne, si MPMS, jemi të angazhuar që rastet me fatalitet si dhe lëndimet në vendin e punës të minimizohen duke kërkuar që Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë të zbatohet me përpikëri”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shkarkimit të Bordit të UP-së, Ministri i Arsimit, Shyqiri…