Ministri Shala: Lodrat e dëmshme do të shkatërrohen

18 tetor 2018 | 13:11

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka njoftuar se nga rezultatet e 15 mostrave të lodrave, kanë dal që dy janë të dëmshme për fëmijët dhe ato janë konfiskuar.

Ai ka thënë se këto lodra do të shkatërrohen në momentin që do ta marrin lejen nga Ministria e Ambientit.

Shala në seancën e Kuvendit, duke iu përgjigjur deputetes së PSD-së, Besa Baftiu, rreth masave që janë ndërmarrë lidhur me lodrat e rrezikshme, ka thënë se inspektorati i tregut ka marrë 15 mostra dhe i ka dërguar në një laborator në Holandë.

Sipas tij, pas testimeve ka rezultuar se 10 mostra nuk janë komform kërkesave ligjore, 8 prej tyre nuk e kanë përmbushur kriterin teknik dhe fizik, kurse, dy mostra nuk e plotësojnë kriterin kimikë, dhe sipas tij me këtë nënkuptohet se përdorimi i këtyre dy mostrave shkakton probleme të fëmijët.

Kurse, lidhur me pyetjen e deputetit tjetër të PSD-së, Dardan Sejdiu se çka është bërë që bizneset të tregojnë origjinën e produktit, ministri Shala ka thënë se ligji i ri për këtë çështje do të hyjë në fuqi më 29 nëntor të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendi është…