Ministri Shala uron Festën e Flamurit me “100%-shin”

28 nëntor 2018 | 10:49

Ministri i Tregtisë i Kosovës, Endrit Shala ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e Festës së 28 Nëntorit.

Një tekst të postuar në profilin e vet në “Facebook”,  Shala e ka shoqëruar me një fotografi që bëri bujë, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë,

Edi Rama, e bërë pas taksës së vënë nga Kosova prej 100 për qind për produktet serbe.

Urimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Në këtë ditë, kur krejt shqiptarët mund të festojmë të lirë, më lejoni t’iu uroj Ditën e Flamurit.

Askush më nuk mund dhe nuk do ta ndalojë Shqiponjën tonë të fluturojë e lirë.

Kemi punuar ndërshekuj dhe meritojmë të festojmë sot, e çdo ditë. E sidomos kur shënojmë suksese.

E suksesi për shqiptarët nuk ka të ndalur. Vetëm dy ditë më parë, qeveritë tona morën vendime që hapin mundësi të panumërta dhe përmes të cilave, ne do t’udhëheqim pandalshëm dhe të bashkuar.

Kjo ditë, të dashur miq, le t’iu shërbejë për të reflektuar për sakrificën dhe mundin e gjeneratave të tëra që luftuan për këtë flamur. Stërgjyshërit, gjyshërit e prindërit tonë luftuan me këtë flamur, që ne sot të jetojmë të lirë. Ky është motivi ynë. Ju kemi borxh atyre dhe duhet t’i bëjmë ata krenarë në çdo hap. Sukseset tona nuk guxojnë të ndalen!

Sot, le të valojë flamuri kuq e zi në zemrat tuaja, në shtëpitë tuaja, në bizneset tuaja, e në çdo cep ku flitet shqip.

URIME ??

I juaji,

Endrit Shala

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që është duke qëndruar në…