Ministri Vitia dhe ambasadori gjerman Heldt diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

06 shkurt 2020 | 14:43

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Arben Vitia, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe shtetit gjerman, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Pasi ka pranuar urimet për detyrën e re, ministri Vitia ka shprehur përkushtimin për një bashkëpunim cilësor me shtetin gjerman, Qeverinë dhe popullin e të cilit shtet, e ka falënderuar për ndihmën e dhënë Kosovës si në rrafshin politik, ashtu edhe në kuadër të fushës së shëndetësisë.

Nga ana e tij, ambasadori Heldt ka rikonfirmuar se Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë, do ta ndihmojë sistemin shëndetësor në Kosovë në ngritjen e kapaciteteve në shumë fusha të rëndësishme brenda këtij sistemi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë…