Ministri Zemaj: Nuk hiqet ora policore të dielën

26 nëntor 2020 | 11:20

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se ora policore do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe gjatë kësaj jave.

Sipas tij, nuk do të ketë përjashtime as në ditën e diel, kur do të organizohen zgjedhjet për kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

“Asnjë masë lehtësuese nuk do të ketë, ne do të shtojmë edhe më shumë mbikëqyrjen ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat. Në do të dakordohemi me KQZ-në. Ata duhet ta rregullojnë orarin për votime, kjo nuk është në interesin tim”, ka thënë ai.

Zemaj ka kritikuar zyrtarët politikë në Komunën e Podujevës, të cilët sipas tij nuk kanë qenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve, kësisoj sipas tij, edhe kanë shkelur masat mbrojtëse.

Përndryshe, ministri ka folur edhe masat mbrojtëse nga virusi Covid-19, me ç’rast ka përjashtuar mbylljen e kufijve.

Ai ka thënë se asnjë shtet nuk e ka marrë një vendim të tillë, andaj do të vazhdohet me masat e deritanishme.

“Askush nuk mund të vi nga vendet me rrezikshmëri të lartë pa dëshmuar se është i shëndosh, ata që nuk e kanë testin shkojnë në izolim për 7 ditë. Kështu e kanë është shtetet tjera të rajonit”, ka thënë ai në emisionin “Radar” të “Radio Dukagjinit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq po kalon një rini të dytë te Milani.…