Ministria e Infrastrukturës do të asfaltojë pesë rrugë në Klinë

30 mars 2018 | 15:34

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj kanë nënshkruar të premten memorandum mirëkuptimi për asfaltimin e pesë rrugëve në këtë qytet, vlera e të cilave është 4 milionë euro.

Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës në fshatin Poterq (400 mijë euro), rrugës në Krushevë të Madhe (500 mijë euro), rrugës Sferkë-Perqevë (500 mijë euro), rrugës Qupevë-Ujmirë (900 mijë euro) dhe asfaltimi i rrugës Stupë-Videjë-Zajm që kap vlerën 1.5 milionë euro.

Gjithashtu, do të bëhet edhe asfaltimi i rrugës Klinë-Gurrakoc i Istogut në vlerë 300 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen në realizimin e këtyre projekteve dhe ka kërkuar që të shikohet mundësia që edhe në rishikim buxhetor të ndahen mjete për realizimin e projekteve tjera që janë të nevojshme për qytetarët e Klinës.

Elezaj ka përmendur edhe asfaltimin e rrugës unazore nga aksi rrugor Klinë-Skenderaj, që lidhet me kryqëzimin e rrugës Klinë-Pejë-Gjakovë në fshatin Gremnikë, që do të zbrazte qytetin nga lëvizjet e automjeteve. “Ne i kemi nisur përgatitjet e nevojshme për këto projekte dhe në afatin sa me të shkurtër do të nisin procedurat për këto rrugë”, ka thënë Elezaj.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka premtuar mbështetje edhe në realizimin e projekteve të tjera pas rishikimit buxhetor. “Në vitin 2019 do të realizojmë gjitha projektet që kemi premtuar. Do të jemi mbështetës të fortë të Komunës së Klinës aty ku përfitojnë qytetarët”, ka thënë Lekaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…