Ministrja Nagavci viziton Qendrën e Studentëve në Prishtinë

09 tetor 2023 | 16:33

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka vizituar të hënën Qendrën e Studentëve me disa anëtarë të stafit të saj.

Sipas njoftimit të Qendrës së Studentëve, gjatë takimit janë zhvilluar diskutime me studentë lidhur me kushtet e përgjithshme në këtë qendër.

“Gjatë kësaj vizite ata qëndruan në konviktin numër I dhe VIII për të përcjellë nga afër të gjitha procedurat për vendosjen e studentëve nëpër dhomat përkatëse. Po ashtu, u zhvilluan diskutime me studentë lidhur me kushtet e përgjithshme në Qendrën e Studentëve duke i inkurajuar që ata t’i ndajnë të gjitha sugjerimet e tyre ashtu që në të ardhmen të ofrohen edhe shërbime më cilësore”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, ministrja Nagavci, ka vizituar edhe menzën e studentëve, për t’u njoftuar me cilësinë e ushqimit që u ofrohet studentëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjike e Kosovës (KEK) dhe Termokosi kanë nënshkruar marrëveshjen…