Mkhitaryani mezi pret të luaj për Arsenalin

30 janar 2018 | 14:09

Henrikh Mkhitaryan në këtë afat kalimtar iu bashkua Arsenalit si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Alexis Sanchez në Manchester United.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit ka bërë me dije se mezi pret të luaj për skuadrën e re dhe se e pëlqen lojën sulmuese.

“Natyrisht se është shumë me rëndësi që të kesh respekt për menaxherin. Unë e njoh atë, ai është kërkues dhe i pëlqen që të eksploroj. Ai ishte një prej arsyeve që t’i bashkohet Arsenalit ashtu sikurse të gjithë e dinë se ai është menaxher i mirë. Mënyra se si luan Arsenali e bën atë klub atraktiv, sidomos futbolli ofensivë është ajo që më ka tërhequr”, ka thënë Mkhitaryan.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Selami Shkodra, ka thirrur në…