MKRS-ja, 500 mijë euro për sportin në Ferizaj

25 prill 2018 | 15:43

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Në këtë takim, mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt janë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi për mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Ndërtimi i Sallës Sportive në Greme të Ferizajt” për të cilin MKRS-ja investon 300 mijë euro dhe “Renovimin e stadiumit të futbollit në Ferizaj” për të cilin MKRS-ja investon 200 mijë euro, investime të cilat do të bëhen gjatë vitit 2018.

MKRS investon 500 mijë euro për sportin në Ferizaj

Ministri Gashi, ka thënë se këto investime po bëhen me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive. “Pas këtyre investimeve të rinjtë e Ferizajt dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive. Ne si Ministri jemi të përkushtuar që të ndihmojmë komunat në realizimin e projekteve kapitale në plotësimin e infrastrukturës sportive. Edhe memorandumet e nënshkruara sot me kryetarin Aliu janë në këtë vazhdë”, ka thënë Gashi. Në anën tjetër i pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i kënaqur për nënshkrimin për renovimin e stadiumit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë…