MKRS-ja, memorandume edhe me 6 federata sportive

29 mars 2018 | 15:48

Në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot janë nënshkruar edhe gjashtë memorandume bashkëpunimi tjera, me Federatën Sportive të Punëtorëve të Kosovës, Federatën e Çiklizmit të Kosovës, Federatën e Boulingut e Kosovës, Federatën e Sporteve për të Verbër e Kosovës, Federatën e Tenisit e Kosovës dhe Federatën Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.

Në bazë të këtyre memorandumeve të nënshkruara sot, Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës mbështetet financiarisht me 40 mijë euro, për të cilën nënshkroi kryetari i kësaj federate, Ismail Sadiku. Për Federatën e Çiklizmit, memorandumin për mbështetjen financiare në vlerën e mbi 48 mijë eurove, e nënshkroi Kryetari i Federatës, Avni Nuha. Ndërkaq, Federata e Boullingut e përfaqësuar nga kryetari i saj Fitim Fazliu, u mbështet me mbi 38 mijë euro.


Në emër të Federatës së Sporteve për të Verbër e Kosovës, kryetari i federatës, Daut Tishuku, nënshkroi memorandumin për përkrahje financiare me vlerë 40 mijë euro. Mbështetjen financiare në vlerën e 40 mijë eurove, po ashtu e siguroi edhe Federata e Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës për të cilën memorandumin e nënshkroi kryetari Arben Lila. Ndërkaq, për Federatën e Tenisit, memorandumin me vlerë mbi 69 mijë euro, e nënshkroi kryetari Mejdi Rexhepi.

Ministri, Kujtim Gashi, tha se mbështetja financiare për këto federata, bëhet në vazhdën e nënshkrimit të këtyre memorandumeve me qëllim të realizimit të politikave prioritare për sportin që ka MKRS-ja dhe qeveria e vendit tonë në njërën anë dhe për realizimin e objektivave dhe planeve të tyre për vitin 2018 në anën tjetër.

Në anën tjetër, drejtuesit e këtyre federatave, duke falënderuar ministrin për pritjen dhe përkrahjen që po i ofron sportit dhe sportistëve të vendit, u shprehën të kënaqur me mbështetjen që MKRS u ofron atyre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ALBANA KOZELI     Ëndrrat e përdorura që shkrihen në…