MKRS-ja ndan mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në LOD ‘Pekin 2022’

18 nëntor 2021 | 14:29

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka ndarë mbi 55 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në LOD “Pekin 2022”. Për këtë u nënshkrua të enjten aneks memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

“Me qëllim të përgatitjes dhe pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, Komiteti Olimpik i Kosovës, do të përkrahet edhe me një vlerë financiare prej 56 mijë e 815 euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Po ashtu, kjo marrëveshje do të shërbejë për përpilimin e Planit Strategjik të Komitetit Olimpik të Kosovës 2021-24”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Mbështetje financiare për KOK-un është prej kategorisë së subvencioneve dhe vjen si përkrahje për organizimin dhe avancimin e sportit në Kosovë dhe pjesëmarrjen e përfaqësimin sa më të mirë të sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi ndërsa në takim ishte e pranishme edhe zëvendësministrja Daulina Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i…