Modelja e njohur e pafat në dashuri, rrëfen lidhjen më të gjatë: Gjithmonë qeshim…

25 janar 2021 | 13:54

Modelja e njohur e pafat në dashuri, rrëfen lidhjen më të

Ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, është një nga femrat e showbiz-it që tregohet shumë hermetike në lidhje me jetën e saj private.

Ajo rrallëherë jep detaje, por së fundmi ka vendosur që të tregojë se nuk ka shumë fat në dashuri. Modelja e njohur ka treguar se romancat e saj zgjasin shumë pak, madje lidhja më e gjatë që ka pasur ka qenë rreth një vit.

E ftuar në emisionin “NIN”, Agnesa ka rrëfyer se “romancat e saj të shkurtra shkaktojnë gjithmonë të qeshura kur i diskuton me shoqërinë”.

Modelja e njohur e pafat në dashuri, rrëfen lidhjen më të “Kam pas gjithmonë lidhje shumë të shkurtra. Kur flasim me shoqërinë, qeshim për lidhjet e mia të shkurtra. Ndoshta pyetja më e mirë për mua ishte kjo: Cila është lidhja më e shkurtër? (Qesh) Lidhja ime më e gjatë do jetë ajo që do përfundojë në martesë (Qesh). Rreth një vit, diku aty tek përvjetori ka marrë fund,”- u shpreh Agnesa Vuthaj, e ftuar në “Nin”.

Modelja e njohur e pafat në dashuri, rrëfen lidhjen më të

Në fillim të këtij viti, modelja u përfol për një lidhje me miliarderin indian, Chetaan Sandesara. Por menjëherë Agnesa i hodhi poshtë lajmet se mes saj dhe miliarderit kishte një lidhje, duke shpjeguar se thjesht ka raporte pune me të, duke qenë se punon për kompaninë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Clippers ka regjistruar një tjetër fitore në NBA,…