Modriqi refuzon Interin

20 gusht 2018 | 14:28

Mesfushori i Real Madridit, Lluka Modriq ka hedhur poshtë zërat e merkatos që kanë përfolur një transferim të kroatit tek Interi.

Gjatë gjithë javës së kaluar është përmendur se Modriq dëshiron të luajë tek Interi përkrah bashkëlojtarëve të tij, Brozoviq, Vrshalko dhe Perishiq.

Një lajm i tillë është postuar nga “Futbolalreves” në Instagram, në të cilën Modriq ka bërë një koment.

“Kjo është gjëja më e pakuptimtë!!!”, ishte komenti i Modriqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot i filloi punimet edicioni i 37-të i Seminarit të…