Mogherini: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të mbështetët nga BE-ja

31 gusht 2018 | 15:19

Shefja për politik të jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogerini, ka thënë të premten në Vjenë se çdo marrëveshje e arritur nga Kosova dhe Serbia në përputhje me të drejtën ndërkombëtare do të ketë mbështetjen e BE-së.

Ajo ka thënë se BE-ja nuk mbështet vendet etnikisht të pastra. “Ne jemi duke punuar për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe jemi të vendosur që bisedimet të përfundojnë në muajt e ardhshëm, të cilat do të jenë të vështira, por jo të pamundura”, ka thënë Mogherini, pas takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka…