MOHIMI I GJENOCIDIT ËSHTË FAZË GJENOCIDALE

12 shtator 17:48

Dr. Sc. Salihe Salihu

Tema që do trajtojmë është krimet gjenocidale të kryera në Kosovë. Kosova ka aq shumë ngjarje që ju kanë shkaktuar,  pa vullnetin e as dëshirën e saj, sa që jo vetëm brezi jonë por edhe shumë breza të ardhshëm nevojitet të studojnë e të nxjerrin në dritë dëmet dhe pasojat gjenocidale që i bartëm dhe po i bartim edhe sot e kësaj dite.

Populli shqiptar ka përjetuar gjenocid ndër shekuj por pas Luftës së Dytë Botërore  u mobilizuan popujt e liderët liridashës  me sloganin ”Never Again” me qëllim që ti sanksiononin veprat gjenocidale me Konventa Ndërkombëtare  sic është Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të  Gjenocidit e vitit 1948.

Perkundër ekzistencës së kësaj Konvente në Kosovë nuk u ndal gjenocidi por vazhdoi pandërprerë duke u udhëhequr me politikë gjenocidale, e cila në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore është e njohur si periudha e krimeve gjenocidale që udhëheqej nga Rankoviqi. Periudha rankoviqiane zgjati deri kah fundi i vitit 1960-të, dhe si pasojë e kësaj politike gjenocidale mijëra shqiptarë ja kishin mësyer Turqisë për të gjetë strehim asokohe, e si dëshmi e gjallë e kësaj politike gjenocidale jam vetë unë që linda atje si fëmijë i të emigruarëve shqiptarë. Pas Plenumit të Brioneve  (1966) u hoq Rankoviqi nga skena politike e ish Federatës Jugosllave por nuk u zhduk doktrina gjenocidale e cila u përdor edhe më tej nën maskën e vllazërim bashkimit të popujve brenda kësaj Federate.

Periudha e viteve 1970 shënohet si vit ku shqiptarët arritën t’i gëzojnë të drejtat minimale, mirëpo më pas, veprimet gjenocidale të rafinuar u shpërfaqen pas demonstratave të vitit 1981. Epoka e vitit 1980 në Kosovë karakterizohet me vrasje të ushtarëve shqiptarë, burgosje masive e persekutime por edhe  vrasjen e fëmijëve të porsalindur – që bëheshin nga mjekët e infermierët  që udhëhiqeshin nga doktrina gjenocidale. Në mesin e fëmijëve të vrarë nga kjo doktrinë gjenocidale është edhe biri im ILIRI –që nuk arrita për t’ia festuar vitin e parë të lindjes, meqë  ju dha medikament vdekjepurëse në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj nga vrastari shovenist – pediatri me emrin Panajot. Vargu është i madh i fëmijë shqiptarë që  nuk arritën të jetojnë as sa Iliri im meqë  filluan të mbytën fëmijët e porsalindur nga duartë e mjekëve e infermerëve që nën mantelin e bardhë ekzekutonin veprime të udhëhequra nga doktrina gjenocidale.  Doktrina gjenocidale ishte elaboruar nga Akademia e Shkencave të Serbise ku si më herët edhe gjatë viteve të 1980-ta kjo Akademi kishte nxjerrë Memorandum (1986) kundër popullit shqiptar. Për të implementuar doktrinë gjenocidale ishin dizajnuar strategji ekzskutimi nga vetë kopola e liderëve të Serbisë.

Në vecanti, veprimet gjenocidale u intensifikuan pas suprimimit të autonomisë në vitin 1989 atëherë kur edhe vetë sistemi komunist ishte duke përjetuar muajit e fundit para përmbytjes përfundimtare në Evropë. Atëherë pra, kur bota ishte në luhatje dhe sistemi ndërkombëtar ishte duke u rikonsoliduar morrën hov veprimet gjenocidale dhe filluan të shfaqen në mënyrë më transparente.

Në fillimin e viteve 1990-ta krimi gjenocidal u shtri në përmasa të gjëra duke i helmuar nxënësit shqiptarë nëpër të gjitha shkollat anembanë Kosovës. Për këto helmime ekzistojnë libra që dokumentojnë këtë vepër makabre. Për këtë veprim gjenocidal të serbëve që helmuan nxënësit shqiptar u morrë historiani e humanisti suedez Göran Wassenius, tani i ndjerë, i cili punoj mbi dhjetë vjetë për të dokumentuar me fakte për helmimet e kryera në Kosovë të cilat i përmblodhi në libirn e tij në gjuhën suedeze ” Den Mystiska Sjukdomen” (”Sëmundja Mistike”).

Në vitet 1990 veprim gjenocidal në mënyrë transparente  u shpërfaqe edhe në vende të tjera të botës si në Rwaundë ku në vitin 1994 brenda100 ditë, pra për tre mujë e ca ditë,  me hanxhar u vranë afro një miljon Tutsi nga politika gjenocidale e udhëheqësve të Hutu-vë  që pretondonin pushtetin. Ekspanzioni i veprimeve gjenocidale transparente arriti kulmin në territorin e Evropës ku para pranisë ndërkombëtare në vitin 1995 në Bosnje u krye gjenocidi mbi popullatën boshnjake në Srebenicë e më pas tri vite më vonë, në vitin 1998, veprimet gjenocidale tërësisht trasparente u kryen edhe në Kosovë, ku sipas të dhënave numri i masakrave masive arrinë mbi 300-të .

Masakrat që u kryenin në Kosovë gjatë vitit 1998 mund të klasifikohen vetëm në njërën ndër dhjetë fazat e piramidës së doktrinës gjenocidale që  është ekzekutuar mbi popullatën shqiptare, meqë fazat tjera gjenocidale si stigmatizimi, diferencimi, diskriminimi , dehumanizimi, persekutimi, organizimi i terrorit, polarizimi mes grupeve etnike e shfarosja e përkatësisë shqiptare ishin të vazhdueshme.

Në kuadër të dhjetë fazave të skemës së piramidës gjenocidale është faza e MOHIMIT të gjenocidit si faza e fundit e kryerjes së gjenocidit. Kjo fazë po vazhdon të përdoret nga udhëheqësit serb  edhe sot e kësaj dite edhe në këto caste është duke mbijetuar kjo fazë e fundit gjenocidale, pra MOHIMI i gjenocidit. Në këtë fazë të doktrinës gjenocidale tentohet që të mohohen dokumentet dhe faktet për vrasjet e kryera nga veprimet gjenocidale. Ekzistimi i fazes së fundit gjenocidale po shpërfaqet ende edhe para opinionit ndërkombëtar meqë udheheqësit serbë si Aleksandër Vuciqi e Ana Bërnabiq po mohojnë gjenocidin e kryer në Kosovë.

Që ta ndalojmë këtë veprim gjenocidal apelojmë tek udhëheqësit e Unionit Europian që janë të involvuar për cështjen e Kosovës, si Lajcaku e Borreli si dhe tek i dërguarit amerikan Eskobari që ta marrin parasysh domosdoshmërinë imediate për ndërprerjen e kësaj faze të fundit gjenocidale dhe të detyrojnë Vuciqin dhe Bërnabiqin që mos vazhdojnë me fazën gjenocidale të mohimit por që të orientohen kah kërkim falja.

Ndëshkimi i të gjitha fazave gjenocidale do të rezultoj në perspektivën e re: për zbardhjen e krimeve gjenocidale dhe për kërkimfalje si dhe riplasimin e sloganit NEVER AGAIN. Me këtë perspektivë të re mund të arrihet pajtimi me qëllim që brezat që vijnë të mishërojnë vlera demokratike e të jetojnë në një paqe stabile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shënim të 10- vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare…