Molliqaj analizon takimin Kurti-Lajçak

02 mars 2021 | 14:47

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka analizuar takimin në mes të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Molliqaj ka thënë se Kurti në takim me Lajçakun nuk e ka përmendur njohjen e Kosovës nga Serbia, pranimin e subjektivitetit të Kosovës nga Serbia që manifestohet me të drejtën për bashkim me cilindo shtet tjetër, të pagjeturit, dëmet e luftës, etj.

“Hartat, Kushtetuta, territori, kufiri marrin rëndësi varësisht se për cilin vend bëhet fjalë. Këtë na e mëson Bashkimi Evropian. Barazia politike dhe ajo ekonomike nuk janë as në plan të dytë kur bëhet fjalë për Kosovën, në sytë e BE-së. Pastaj, lloji i përfaqësuesit që i është caktuar procesit të dialogut e mishëron më së miri këtë pabarazi”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Molliqajt:

BINOMI LAJÇAK-ALBIN

Albin Kurti, në takimin me Lajçakun askund nuk foli për: 1. Njohjen e Kosovës nga Serbia, si rezultat final i negociatave, 2. Pranimin e subjektivitetit të Kosovës nga Serbia që manifestohet me të drejtën për bashkim me cilindo shtet tjetër, 3. Të pagjeturit, dëmet e luftës, etj. Krejt çka foli Albin Kurti ishte se si do ta prioritizoj dialogun, por asgjë për premisat e rezultatet.

Hartat, Kushtetuta, territori, kufiri marrin rëndësi varësisht se për cilin vend bëhet fjalë. Këtë na e mëson Bashkimi Evropian. Barazia politike dhe ajo ekonomike nuk janë as në plan të dytë kur bëhet fjalë për Kosovën, në sytë e BE-së. Pastaj, lloji i përfaqësuesit që i është caktuar procesit të dialogut e mishëron më së miri këtë pabarazi.

Për Lajçakun dhe Bashkimin Evropian Kushtetuta e Kosovës është lehtë e ndërrueshme, integriteti territorial është i cenueshëm dhe thellimi e institucionalizimi i ndarjeve etnike i pranueshëm. Por që ky proces të jetë i tillë duhet që edhe linja zyrtare vendore ta mbështes atë. Por siç duket kjo nuk do të jetë problem. Në fakt nuk ka qenë kurrë më lehtë që t’i gjendet mbështetja projektit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Ky projekt i ndarjes kishte bashkuar shumë qytetarë e aktivistë, në protesta e aksione. Qytetarët i kishin shpallur luftë ndarjes së mundshme, ndërsa organizimi i rezistencës bëhej nga Lëvizja Vetëvendosje. Pyetja është se çka ndërroi? Asgjë më shumë se karrigia e Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit…