Molliqaj: Kurti, ky humbës i madh

24 gusht 2022 | 22:50

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka vlerësuar kryeministrin Albin Kurti si një humbës të madh.

Përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Molliqaj thotë se Kurti nuk është i as i luftës e as i paqes, e sipas tij, e tillë do të jetë edhe marrëveshja me Serbinë.

Postimi i plotë i tij:

Kurti, ky humbës i madh

As i luftës, as i paqes. I tillë është Kurti. E tillë do të jetë marrëveshja.
Pa destinacion final.
Pa zgjidhje të qëndrueshme.
Pa mundësi paqeje mes dy vendeve.
Pa ecje integruese drejt BE.
Pa njohje nga Serbia.
Ky degradim i shtetësisë së Kosovës e fuqizon frymën e rezolutës 1244. KFOR-i në pushtet kufitar.
E kryeministri ka kohë të tallet me opozitën parlamentare. Arrogant. Dëshiron të fitojë luftën e ngushtë lokale, por e ka humbur atë madhore, finalen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se…