Molliqaj për kidnapimin e tre policëve nga Serbia: Aksion i paramenduar i Vuçiqit

14 qershor 2023 | 17:10

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës, duke thënë se është aksion i paramenduar i Vuçiqit.

Sipas Molliqaj, Vuçiqi e ka filluar politikën si megafon i luftës.

“Arrestimi i policëve të Kosovës në vijën kufitare me Serbinë është aksion i paramenduar i Vuçiqit. Vuçiq ka filluar politikën si megafon i luftës, ai mbijeton në politikë përmes armëve. Instrumentalizimi i policisë në shërbim të politikave ditore është taktikë e vjetër e liderëve autoritarë. Pati ose jo çështje, figura e fortë do hekur e barot. Aksionet me video-incizime janë përditësimi bashkëkohor i kësaj zeje të vjetër”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Molliqaj ka thënë se incizimet janë masë stigmatizuese paragjyqësore. Më tutje ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve kosovarë.

“Incizimet janë masë stigmatizuese paragjyqësore. Kështu është edhe kur e bëjmë ne, në veri të vendit ose në Prishtinë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kidnapimin e tre policëve të…