Morina emërohet trajner i Ferizajt

17 shtator 2021 | 21:31

Arbnor Morina do të jetë trajneri i ri i FC Ferizajt, klubit që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Trajneri i mirënjohur kosovar ishte pjesë e Arbërisë edicionin e kaluar, duke mos arritur të mbijetonte në Superligë.

Morina do ta marr drejtimin e ekipit ferizajas prej ditës së hënë, ku do të mbajë seancën e parë stërvitore.

Ndërkaq, ekipin në ndeshjen ndaj Vushtrrisë në fundjavë pritet ta drejtojë Sherif Topalli.

Njoftimi i FC Ferzajn:

Arbnor Morina, trajneri i ri i skuadres sonë.

Kemi kënaqësinë që t’iu informojmë se Arbnor Morina do të jetë kryetrajner i Ferizajt në vazhdim të kampionatit. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Morina kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit. Ndihmës i Morinës do të jetë Petrit Rushiti, i cili ka të përfunduar Fakultetin e Shkencave Sportive dhe është i pajisur me licencën A të UEFA-s. Kurse, trajner i portierëve do të vazhdojë të jetë Luan Alija. Shtabi teknik pritet të kompletohet edhe me një trajner.

Arbnor Morina ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të FC Prishtinës. Si trajner i ka drejtuar me sukses disa klube kosovare dhe është ndër trajnerët e paktë në Kosovë që është i pajisur me licencën PRO të UEFA-s.

Morina do ta marr drejtimin e ekipit prej ditës së hënë, ku do të mbajë seancën e parë stërvitore.

Ndërkaq, ekipin ndaj Vushtrrisë pritet ta drejtojë Sherif Topalli.

Drejtuesit e klubit i urojnë mirëseardhje dhe punë të mbarë trajnerit Morina dhe stafit të tij. Premtojnë mbështetje të madhe drejt realizimit të objektivave.

Ferizaj.
17/09/2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate në Gjakovë ka hapur të premten fushatën zgjedhore…