
Morina prezantohet tek Llapi
28 janar 2020
| 22:36
Albutrint Morina është prezantuar në skuadrën e Llapit nga Podujeva. Mesfushori ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysme me Llapin.
“Familjes bardhekaltër të KF Llapit nga dita e sotme i është bashkangjitur edhe mesfushori i mirënjohur, Albutrint Morina. Për gjatë dy edicioneve të kaluara tek Feronikeli, veçanërisht në edicionin 2018/19 Morina ishte ndër protagonistët kryesor në shpalljen kampion”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Albutrint Morina, 26-vjeçar, i lindur më 20.02.1993 në Gjakovë është mesfushor me tipare ofansive dhe mund të luaj edhe si mesfushor defansiv. Fillet e karrierës i ka pasur tek KF Vëllaznimi, kurse në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e kampionit aktual, Feronikelit.
/Epoka e re/