Mosmarrëveshjet mes Kovaqit dhe Bayernit kishin filluar gjatë verës

11 tetor 2018 | 12:07

Duket se raportet e Bayern Munchenit dhe trajnerit Niko Kovaq nuk janë aq të mira. Gjigantët gjermanë kanë zhgënjyer në ndeshjet e fundit dhe përgjegjësia bie mbi trajnerin Kovaq.

Ndërsa së fundmi, sipas asaj që bën me dije e përditshmja “Bild”, Bayerni ka refuzuar kërkesën e trajnerit Niko Kovaq për të nënshkruar me dy lojtarë të rinj në afatin kalimtar të verës.

Sipas raportit të “Bild”-it, Kovaqi ndiente nevojën për lojtarë të rinj në skuadër gjatë verës dhe kishte synuar mbrojtësin e Hoffenheimit, Kevin Vogt dhe sulmuesin e Frankfurtit, Ante Rebiq. Pretendohet se hierarkia në “Allianz Arena” refuzoi me përpikëri rekomandimet e Kovaqit, duke deklaruar se nuk i përshtateshin stilit të Bayernit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, sot…