Motrat e Ronaldos reagojnë pasi Modriqi e fitoi ‘Topin e Artë’

04 dhjetor 12:42

Familja e Cristiano Ronaldos ka reaguar ashpër pasi ylli i Juventusit nuk e fitoi “Topin e Artë”.

Portugezi po shpresonte të fitonte Topin e gjashtë të Artë pas shkëlqimit sezonin e shkuar me Real Madridin ku fitoi Ligën e Kampionëve, por i pari doli Luka Modriq që pos Ligës së Kampionëve udhëhoqi Kroacinë drejt finales në Kupën e Botës. Ronaldo doli i dyti në votim.

“Fatkeqësisht, kjo është bota ku jetojmë, e kalbur, me mafia dhe para të fëlliqura. Fuqia e zotit është më e madhe se e gjithë kjo qelbësirë. Zotit i duhet kohë, por nuk harron”, ka shkruar motra e Ronaldos, Elma Aveiro. Motra tjetër e portugezit, Katia, po ashtu ka reaguar në rrjete sociale. “Lojtari më i mirë në botë… për ata që e kuptojnë futbollin sigurisht”, ka shkruar ajo teksa ka postuar foton e Ronaldos me këtë trofe.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një klub i madh mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në…