Mourinho merr ofertë marramendëse në Arabinë Saudite

06 prill 2023 | 13:41

Trajneri aktual i Romës, Jose Mourinho thuhet se ka marrë një ofertë prej 120 milionë eurosh për të trajnuar për dy vite në Arabinë Saudite.

Sipas “Corriere dello Sport”, oferta dyvjeçare, 60 milionë euro për çdo sezon, mbërriti drejtpërdrejt nga zyrtarët më të lartë të futbollit të Arabisë Saudite, për të trajnuar ose ekipin kombëtar ose njërin klub mes Al-Nassr ose Al-Ahli.

Kombëtarja e Arabisë Saudite, tronditi botën me fitoren e tyre në Kupën e Botës ndaj Argjentinës. Al-Nassr mori Cristiano Ronaldon në një transferim të lirë në janar, duke e nënshkruar atë me një marrëveshje tepër fitimprurëse dyvjeçare e gjysmë.

Raportet e fundit në media sugjerojnë gjithashtu se ata kanë përgatitur një ofertë totale prej 400 milionë euro për Lionel Messin, kontrata e të cilit me Paris Saint-Germain skadon në qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javë më parë ka dalë nga shtypi libri “Komentar i…