Mourinho në Bayern?

12 shkurt 2024 | 13:50

Trajneri Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Bayern Munchen. Në fakt, gazetari i njohur i “Bild”, Christian Falk, ka konfirmuar se trajneri portugez, që pas shkarkimit nga Roma, ka filluar të studiojë gjuhën gjermane.

Gazetari Falk njihet si një gazetar me informacione të shumta brenda klubit gjerman dhe të gjithë mendojnë tashmë se portugezi është në kontakte me “bavarezët”.

Në anën tjetër Tuchel rrezikon të shkarkohet seriozisht që pas humbjes që pësoi Bayerni në fundjavë nga Bayer Leverkusen (3-0).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka…