Mourinho: Shkarkim ishte i papritur dhe i padrejtë

15 shkurt 2024 | 12:30

Jose Mourinho e quajti shkarkimin e tij të fundit nga Roma “të papritur dhe të padrejtë” pasi sugjeroi se pronarët e klubit “dinë pak për futbollin”.

Trajneri portugez u shkarkua pas një humbjeje nga Milani (3-1). Mourinho fitoi Ligën e Konferencës në sezonin e tij të parë dhe e çoi Romën në finalen e Ligës së Evropës në vitin e dytë. Shkarkimi i tij nuk është pëlqyer veçanërisht nga mbështetësit e “Giallorossëve”, të cilët i kanë bërë të qarta ndjenjat e tyre me pankarta dhe postera në të gjithë qytetin. “Grupet evropiane janë gati të fillojnë, në veçanti Liga e Kampionëve, ndoshta gara më e rëndësishme në kalendarin botëror”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Nuk do të jem aty në këto faza finale, jo sepse jam eliminuar tashmë, por sepse jam ‘eliminuar’ nga dikush që di pak për futbollin. Kjo është jeta, plot ulje-ngritje, dhe unë po rritem, pavarësisht shkarkimit të papritur dhe të padrejtë. Por unë do të kthehem, me më shumë entuziazëm dhe besim, për këto ndeshje të UEFA-s”, ka shtuar portugezi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…