Muja prezantohet te Royal Antwerp

05 gusht 2022 | 13:33

Arbnor Muja edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Royal Antwerpit.

Klubi belg ka njoftuar sot për transferimin e 23-vjeçarit nga Drita e Gjilanit.

Muja me Antwerpin ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Kosovari Arbnor Muja ka nënshkruar kontratë me RAFC. Muja (23) vjen nga FC Drita. Tashmë e njohim mirë atë klub pas përballjes së dyfishtë në raundin e dytë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Arbnor Muja është një sulmues/anësor i gjithanshëm. Kontrata është 3-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë. Muja do të luajë me numrin 11. Mirë se erdhe, Arbnor!”, thuhet në njoftimin e Royal Antwerp.

.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufthansa dhe sindikata Verdi ranë dakord për rritjen ndjeshëm të…