Mulaomeroviqi tregon pse humbi Kosova

25 shkurt 2019 | 13:45

Përzgjedhësi Damir Mulaomeroviq, ka thënë se Kosova e humbi ndeshjen ndaj Rumanisë, përshkak të mungesës së Dardan Berishës në minutat e fundit.

Kapiteni Berisha ishte ngarkuar me pesë gabime personale dhe nuk kishte të drejtë të luaj në minutat e fundit, kur edhe Kosova lëshoi fitoren nga duart.

“Jam shumë i dëshpëruar. Mungesa e Dardan Berishës në minutat e fundit u vërejt shumë tek ekipi ynë, dhe kjo na kushtoi shumë, sepse ai me të vërtetë është shumë i rëndësishëm për ekipin. Megjithatë janë disa lojtarë të tjerë në skuadër të cilët në raste të tilla duhet të marrin përgjegjësinë dhe të tregojnë guxim për të vendosur ndeshje, gjë që nuk e bënë kësaj radhe. Në të ardhmen duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Në fund nuk ishim aq sa duhet të koncentruar dhe kjo bëri që të humbasim ndeshjen”, Mulaomeroviq.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është luajtur vetëm një ndeshje në kampionatin më të fortë…