Mungojnë njohuritë për sulme dhe siguri kibernetike

02 maj 2018 | 16:22

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur të mërkurën takimi i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve të përgjithshme të Strategjisë për Siguri Kibernetike.

Me këtë rast, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator Kombëtar për Siguri Kibernetike, Selami Shkodra, ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë mbajtur disa takime të rëndësishme, si jashtë dhe brenda vendit, në prezantime me qëllim të mësimit të përvojave të domosdoshme me avancimin e teknologjisë.

Zëvendësministri Shkodra ka theksuar se përkundër përpjekjeve maksimale për ngritjen e sigurisë kibernetike, me këtë hov të teknologjisë, mund të konstatohet se njohuritë mbi kërcënimet e sulmeve kibernetike dhe sigurinë kibernetike në përgjithësi u mungojnë edhe një pjese të madhe të qytetarëve, si dhe zyrtarëve të institucione publike.

Të gjithë anëtarët e këshillit u dakorduan se është e domosdoshme për të ngritur sigurinë në gjitha institucionet publike, me qëllim të vlerësimit të rëndësisë që ka siguria kibernetike, duke hartuar plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e 30 vjetorit…