Mungon Haradinaj, shtyhet interpelanca për pagat

13 shkurt 2018 | 10:40

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte paraparë të mbahet sot është shtyrë për të enjten.

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Kjo seancë e cila kishte mbetur në gjysmë javën e shkuar, është shtyrë me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Me pëlqim të grupeve parlamentare seanca mbahet të enjten ora 10:00”, ka njoftuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar telegram urimin e…