Murati njofton se kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 79 milionë euro

15 tetor 2023 | 11:17

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje për projekte zhvillimore, në vlerë prej 79 milionë euro.

Ministri ka treguar se çfarë përfshijnë marrëveshjet, transmeton Telegrafi.

“61 milionë euro me KfW Gjermane për Parkun Solar 100 MW në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga WBIF. 9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit. 9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit”, ka shkruar ministri në profilin e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Java që po lëmë pas, ishte tejet e ngarkuar por edhe mjaft produktive sepse nënshkruam marrëveshje për projekte zhvillimore në vlerë prej 79 milionë euro, ku prej tyre:

+ 61 milionë euro me KfW Gjermane për Parkun Solar 100 MW në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga WBIF.

+ 9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit.

+ 9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit.

Pra 50 milionë euro grante që nuk ka nevojë të kthehen, dhe 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale.

Qeveria për Zhvillim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq deklaroi se agresioni serb në Banjskë…