Murtezaj: Njohjet nga pesëshja e BE-së, sfidë për Kosovën në vitin 2024

03 janar 2024 | 13:05

Profesori i negocimit dhe diplomacisë në Paris të Francës, Valon Murtezaj, ka vlerësuar se njohjet nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) mbetet sfida më e vështirë e Kosovës në politikën e jashtme në vitin 2024.

Ai në opinion të shkruar për “Epokën e re”, ka thënë se “anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte arritje e madhe për Kosovën nëse kjo do të ndodhte në vitin 2024”.

Njohjet nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (Greqia, Rumania, Qipro, Sllovakia, dhe Spanja) mbeten sfida të vështirë, në të njëjtën kohë mundësi e artë për Kosovën. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte arritje e madhe për Kosovën nëse kjo do të ndodhte në vitin 2024. Prandaj, në mënyrë specifike këtu do të duhej të ishte angazhimi i fuqishëm dhe i plotë i Kosovës për të avancuar në këtë drejtim. Diplomacia publike dhe dimensionet e tjera të diplomacisë duhet të jenë përkrahëse dhe të zhvillohen me intensitet dhe mençuri dhe përgatitje në mënyrë që efekti të jetë global. Sidoqoftë, Republika e Kosovës tanimë është në hartën e shteteve të pavarura të botës, dhe rruga e saj për forcim të pozicionit në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare sado e vështirë të jetë, do të jetë e suksesshme”, ka shkruar Murtezaj.

Politika e jashtme e Republikës së Kosovës në vitin 2024

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreshteri në Departamentin e Policisë në Bronxville, Watson Morgan (49…