Mushkolaj: Isa Mustafa me lehtësi po e pranon koalicionin me PDK-në

13 gusht 2020 | 23:25

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Isa Mustafa duke pranuar koalicionin me PDK po do të zgjatë jetën e qeverisjes së LDK-së.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se përvojat e deritanishme kanë treguar se deklaratat publike të zyrtarëve politikë nuk janë të besueshme në lidhje me lidhjen e koalicioneve.

“Kur vjen puna për lidhjen e koalicioneve arsyetohen me vendimet e Këshillit të Përgjithshëm, interesit shtetëror etj”, tha ai.

Analisti thotë se opinioni është duke parë Isa Mustafën që nuk e ka problem koalicionin me PDK-në.

“Bëhet fjalë për një të njëjtin person që pas vitit 2014 e ka përsëritur shprehjen “kurrë më me PDK-në”. Ëshjë një qasje e papranueshme për elektoratin e LDK-së. Po flas për elektoratin e vërtet të LDK-së”.

Mushkolaj thotë se përgjegjësi nëse bëhet koalicion LDK-PDK do të jetë vetëm e Isa Mustafës.

“Por po duket se qëllimi i Isa Mustafës me ftesën që po ja bën PDK-së në këtë rast, nuk është PDK-ja por sigurimi i numrave për qeverinë e LDK-së mos të harrojmë se ai koalicionin e ka për momentin me 61 apo 60 deputetë pasi zoti Arifi mund të shkojë në vuajtje të dënimit”, deklaroi Mushkolaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiues të universitetit britanik të Stanford thonë se kanë zbuluar…