Mushkolaj: Ndarja e Vetëvendosjes është vulosur me dorëheqjet e para

26 janar 2018 | 00:20

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë në “Info Magazine” të “Klan Kosovës” se dorëheqjet e 40 aktivistëve që ndodhen të enjten nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë befasi.

“Kam pritur të të ndodhin këto dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse është zgjedhur një formë ndryshe për t’u dorëhequr”, ka thënë Mushkolaj.

“Qëllimshëm është organizuar kjo konferencë që të dalin aktivistët në këtë mënyrë. Këta aktivistë deri më tash kanë qenë të rëndësishëm brenda Vetëvendosjes. Gjuha, akuzat dhe kundërakuzat po shkojnë duke u ashpëruar, por ndarja është vulosur qysh me largimet e para”, ka thënë ai.

Mushkolaj ka pohuar se shanset janë të vogla për një pajtim të mundshëm mes dy palëve brenda Vetëvendosjes. “Nuk ke si ta quash ndryshe përveç ndarje”, është shprehur Mushkolaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në…