Musliu e quan hero Nasim Haradinajn: Liria mban emrin tënd!

13 janar 2022 | 13:19

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për paraqitjen e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.

Musliu ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Haradinaj ka dëshmuar se trimat pranojnë edhe “të dënohen pa fakte, por kurrë ta turpërojnë e ta shesin vendin e vet”.

“Që 22 vjet që të njoh, ti nuk ndryshove asnjëherë, Nasim Haradinaj. Me paraqitjen tënde para trupit gjykues edhe njëherë ju dhe infuzion liridashësve. Dëshmove se trimat pranojnë edhe të dënohen pa fakte, por kurrë ta turpërojnë e ta shesin vendin e vet. Mbahu i fortë hero Nasim Haradinaj, liria e Kosovës mbanë emrin tënd dhe vuajtjet e familjes tënde!”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti spanjoll Jorge Lorenzo, ish-kampion bote në MotoGP, dikur ka…