Musliu-Shoshi pas vizitës së Krasniqit në Kosovë: Baca Jakup, një jetë e fale për Kosovën

18 nëntor 2026 | 22:00

Gjatë ditës së sotme për vizitë në Kosovë qëndroi Jakup Krasniqi, pas gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Lidhur me këtë vizitë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. Sipas Musliu-Shoshit Baca Jakup, një jetë e fale për Kosovën.

Postimi i plotë:

Baca Jakup, një jetë e fale për Kosovën! Sa festa pa familje, sa përqafime të munguara e sa dhimbje të mbajtuna në heshtje. E krejt këto pa kërku kurrë asgjë për vete, veç me e pa një ditë Kosovën Republikë!

E sot, kur Kosova është e lirë, ju me shokë ende larg pragut të shpisë, larg atyne që ja u kanë pritë kthimin me mall e krenari.

A thua, a kemi me mujt najherë me jua dalë hakut?

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aleksandar Vuçiç u ankua sot se televizioni shtetëror RTS po…