Mustafa e Krabali bisedojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-APF

19 nëntor 2019 | 17:05

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Ismet Beqiri dhe Besian Mustafa, kanë pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), Jacques Krabal.

Gjatë takimit, Mustafa ka theksuar rëndësinë që Kosova është e anëtarësuar në APF, duke shprehur mirënjohje për rolin e kësaj organizate me peshë politike në përhapjen e demokracisë në botë, ruajtjen e paqes dhe barazisë përmes përdorimit të gjuhës frënge si gjuhë e folur ndërkombëtarisht.

Mustafa ka falënderuar Krabalin për vizitën dhe falënderoi përfaqësuesit e APF-së për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në integrimin e plotë në skenën ndërkombëtare.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal, ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen dhe njëkohësisht ka shprehur përkushtimin për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-APF si dhe ka diskutuar për projektet që mund të realizohen bashkë në të ardhmen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Gurakuç Kuçi Refuzimi i Francës që me Shqipërinë dhe…