Mustafa ironizon me Muratin: Aq shumë po kanë qytetarët pare në banka, sa që po ikin nga vendi

22 shtator 2022 | 12:36

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka ironizuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se depozitat bankare në Kosovë kanë shënuar rritje dhe se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave ka arritur në shifër rekorde 4.88 miliardë euro.

Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “qytetarët po kanë aq shumë para në banka sa që po ikin jashtë vendit”.

“Tregoni dikush ministrit të Financave se qaq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100 000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhur ministri në pushtet”, ka shkruar Mustafa.

Murati thotë se për shkak të ndihmës së qeverisë, sot qytetarët kanë më shumë para në banka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar…