Mustafa kujton Rugovën: Ishte prijës që kishte besim të pakufi në ShBA-të

02 dhjetor 2021 | 10:32

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në datën e lindjes së tij.

Mustafa ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Rugova ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në Ditëlindjen e presidentit Historik, Ibrahim Rugova, kujtoj udhëheqësin unik të Kosovës me vizion të hapur. Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme”, ka shkruar Mustafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numër i madh i specializantëve kanë protestuar të enjten para…