Mustafa: Ky pushtet duhet të shkojë sa më parë

30 tetor 2018 | 13:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar ndaj dorëheqjes së Petrit Gashit nga posti i kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit.

 Ai e ka mbrojtur Gashin, duke shkruar në profilin e vet në “Facebook”, se ata që nuk vodhën dhe nuk manipuluan as për vete as për të tjerët po detyrohen të largohen.

 “Dje mësova nga mediat se Petrit Gashi dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit. Ndërkaq, para disa ditësh anëtarët e këtij bordi, me përjashtim të Petritit, kishin vendosur ta shkarkojnë drejtorin menaxhues të Agjensionit. Janë mbushur mbi tre vite që Kosova është kursyer nga aferat dhe skandalet në AKP, nga vjedhjet dhe manipulimet. Prandaj ata që nuk vodhën dhe nuk manipuluan as për vete as për të tjerët u detyruan të largohen”, ka shkruar Mustafa.

 Sipas tij, ky është edhe një argument se ky pushtet duhet të shkojë sa më parë. “Profesor Petrit Gashi, një prej ekonomistëve më të thellë dhe më të spikatur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, i doktoruar në Britani të Madhe, i specializuar në shumë programe në SHBA, largohet, sepse nuk bashkëpunon me krimin.

Është e dhimbshme dhe zhgënjyese që pas një pune sistematike, të suksesshme dhe vënie të rregullit në AKP, drejtuesit e këtij agjensioni të detyrohen të shkarkohen dhe të japin dorëheqje, për të hapur rrugë që dikush të pasurohet nga pronat që i takojnë Kosovës. Ky është edhe një argument se ky pushtet duhet të shkoj sa më parë”, ka shkruar Mustafa.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Repertorin Statistikor…